Pipero harron koronavirusin, puthje dhe përqafime në Skrapar ku u shpall “Qytetar Nderi”

schedule16:49 - 18 Shtator, 2020

schedule 16:49 - 18 Shtator, 2020

Skrapari, vendi ku u lind dhe u rrit Doktor Pëllumb Pipero, e nderoi sot mjekun e shquar me titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Me këtë rast, Pipero u prit me buqeta me lule nga qytetarët e Skraparit, miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit, Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok.Pëllumb Piperos, me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19″, thuhet në njoftimin e bashkisë Skrapar.

Megjithatë, duket se mjeku për një çast e ka harruar koronavirusin, pasi siç duket edhe nga fotot e shkrepura, nuk kanë munguar përqafimet dhe puthjet.

Në këto muaj të fundit, bota është përshtatur në mënyrë që të shmangë sa më shumë gjestet e afrimitetit si puthjet, shtrëngimet e duarve, përqafimet, grumbullimet e njerëzve e etj.

Si për ironi, këto të fundit nuk munguan në nderimin e Piperos, i cili pas marrjes së titullit, u shpreh se, jo vetëm u emocionua por edhe u befasua për titullin e madh që mori sot nga Këshilli Bashkiak i Skraparit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!