Pioli: Sa keq që u dëmtua Ibra! Sassuolo? Respekt, por jemi të paparashikueshëm

schedule13:37 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 13:37 - 19 Dhjetor, 2020

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, para ndeshjes kundër Sassuolo që luhet nesër ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me situatën në skuadrën e tij dhe betejën e radhës. “Ishte një ditë e çuditshme, pasi ishim të bindur se ai mund të shërohej në kohë dhe të ishte në skuadër nesër. Madje edhe të luante disa minuta. Pastaj ndodhi kjo që e dini. Jam shumë i mërzitur për të, pasi ishte shumë i uritur që të kthehej.

Gjithsesi Ibra do të kthehet më i fortë se kurrë dhe ne kemi alternativa që mund të luajnë në sulm. Dëmtimi i tij nuk e ndryshon strategjinë tonë në merkato, megjithëse jam i bindur se klubi nëse do të ketë ndonjë opsion që ta përmirësojë skuadrën do të bëjë lëvizjen e duhur”.

SULMUESIT E TJERË – “Plani ynë mbetet të luajmë futboll sulmues. Rebic nuk ka shënuar kohët e fundit dhe kjo ka ndodhur për shkak të portierëve kundërshtarë që kanë bërë pritje të mëdha dhe për shkak të fatit. Unë jam i kënaqur me atë që ka bërë në fushë.

Leao vjen nga një dëmtim që e ka penalizuar dhe ka pasur ndikim në ritmin e tij. Paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit nuk kanë qenë në lartësinë e duhur”, u shpreh Pioli, i cili saktësoi se Kjaer nuk mund të jetë gati për ndeshjen e nesërme dhe përballjen e radhës, por thekso se gjendja e tij është e mirë dhe shpejt do të rikthehet.

SASSUOLO – “Nuk duhet të paraqitje e shkëlqyer kundër Sassuolo, pasi ata janë një ekip me të cilin kur përballesh duhet t’i kesh idetë e qarta. Skuadra nuk do të vuajë nga dëmtimi i Ibrahimovic, sepse është një skuadër që sulmon dhe krijon shanse. Është një skuadër me cilësi në çdo repart.

Fakti që shënojmë me lojtarë të ndryshëm është pozitiv dhe kjo do të thotë se jemi të paparashikueshëm. Sassuolo duhet parë më kujdes. Duhet të tregojmë respekt ndaj tyre, por nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm për pikat tona të forta”, përfundoi trajneri i Milanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!