Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Pasioni bën diferencën te ne, jam krenar për këtë Milan

schedule23:38 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 23:38 - 23 Dhjetor, 2020

Milani arriti një fitore drithëruese mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë mposhtën 3-2 Lazion në “San Siro” dhe u shpallën kampionë dimri. Një vit fantastik për “Djallin”, që nuk humbet në Serie A prej muajit mars.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli foli pas ndeshjes së fituar dhe vlerësoi dëshirën e madhe të djemve të tij, të cilët iu falën golit të Theo Hernandez në shtesa për të ruajtur vendin e parë.

Ishte një ndeshje e komplikuar dhe e vështirë ndaj një skuadre të fortë. Kishim nevojë për një sforco të madhe për të fituar dhe ia dolëm. Jam i kënaqur dhe krenar me skuadrën time.

Na mungon një kampion si Ibra, por po i shfrytëzojmë në maksimum karakteristikat e lojtarëve të tjerë. Lazio mori kontrollin e fushës për fajin tim. I kërkova Saelemaekers të kthehej pak mbrapa dhe të na ndihmonte në mbrojtje. Kemi ndezur zjarrin brenda nesh dhe diferencën e bëri pasioni ynë.

Klubi ka merita për rezultatet tona pozitive, drejtuesit na kanë krijuar qetësi në punën tonë, teksa më kanë dhuruar lojtarë të fortë. Milani e ka ngritur nivelin, por nuk jemi akoma perfekt.

Shpresoj që ti kem të gjithë futbollistët në dispozicion sa më shpejt. Merkato? Nëse na krijohet mundësia, do të tentojmë përmirësojmë organikën tonë“, përfundon Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!