Pioli: Milani im nuk më ka surprizuar, kam vetëm një porosi për lojtarët

schedule17:41 - 31 Tetor, 2020

schedule 17:41 - 31 Tetor, 2020

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, para ndeshjes kundër Udinese ka dalë para mediave dhe ka folur për situatën në ekipin e tij dhe për emra të veçantë në skuadrën e tij. Tekniku ka analizuar skuadrën e tij dhe tregon se çfarë i pëlqen më së shumti.

“Ajo që më pëlqen nga ky ekip është se kur hyjnë në fushë ata më japin përshtypjen që kanë entuziazëm dhe ide të qarta për ata çfarë duan të bëjnë. Kjo është ajo për të cilin punojmë, duke luajtur me bindje të plotë”, u shpreh Pioli para mediave, ndërkohë që nuk ndalet me kaq.

“Shoh që lojtarët e mi janë të lumtur dhe të kënaqur, por kemi akoma më shumë për të bërë. Duhet të vazhdojmë të jemi të uritur dhe të përgjegjshëm. Është një moment pozitiv tani dhe duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht entuziazmin, duke shpresuar që të përhapet edhe te tifozët tanë”.

“Konkurrenca në skuadër për një vend është e rëndësishme dhe do të thotë që asnjë nuk mund të flejë mbi dafina.  Është e rëndësishme të qëndrojmë gjithmonë në majë të gishtave, sepse luajmë çdo tre ditë ndeshje. Mua nuk më habit kjo skuadër, sepse gjithmonë kam pasur besim te lojtarët e mi”.

“Shpresoja se do të rriteshin për të arritur këtë nivel dhe këto paraqitje. Sigurisht ishte e vështirë të mendoja se do të arrinim këto rezultate. Në vazhdim do të përballemi me vështirësi dhe nesër do të luajmë kundër një kundërshtari të rrezikshëm”.

“Milani gjithmonë duhet ta konsiderojë ndeshjen e radhës si më të rëndësishme. Nuk fitohen ndeshjet në letër, çdo sfidë vlen tre pikë dhe duhet të tregojmë në çdo ndeshje se jemi konkurrues. Pse duhet të mendojmë për humbjen? Duhet thjesht të fokusohemi te dhënia e gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. në këtë mënyrë do të dimë si të përballemi me çdo situatë”.

“Rebic do ta nisë nga stoli dhe mund të luajë në pjesën e dytë. Casillejo kishte një problem muskulor sot në mëngjes dhe është më mirë të mos rrezikojmë me të. Brahim Diaz po rritet dhe po luan me intensitet dhe po bën paraqitje cilësore. Edhe Rafael Leao po bën të njëjtën gjë, por mund të bëjë më shumë në situata të ndryshme. Nuk duhet të humbasë, pasi ka shumë cilësi”, përfundoi Pioli. /abcnews.al