Pioli: Kënaqësi të stërvitesh këta djem, duam të bëjmë më mirë se vjet

schedule21:12 - 6 Janar, 2022

schedule 21:12 - 6 Janar, 2022

Milani fitoi kundër Romës dhe pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli foli për DAZN: “Kjo është një periudhë e veçantë, çdo ditë duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të ketë ngjarje të papritura. Sot dhamë një shenjë të madhe, një qëndrim që duhet mbajtur në fazën e dytë”.

“Leao dhe Rebic kanë karakteristika të ndryshme nga të tjerët, skuadra luajti mirë që nga fillimi. Cilësitë e individëve kanë bërë gjithmonë diferencën dhe për fat të mirë jemi duke rikuperuar lojtarë me karakteristika të mira”.

“Ne të gjithë punojmë shumë për këtë, unë, klubi dhe drejtuesit së bashku me lojtarët. Është një punë e vazhdueshme, është kënaqësi të stërvitësh këta djem. Ata duan të rriten, të mësojnë edhe nga gabimet që kemi bërë. Ne jemi të paktë në numër dhe në dy ditë luajmë një ndeshje tjetër të rëndësishme”.

“Ndeshjet si kjo kanë të rëndësishme, por vetëm nëse mund ta përsërisim të dielën. Ne donim të fillonim mirë, por vazhdimësia bën diferencën në një kampionat kaq të gjatë. Duam të përmirësojmë rezultatin e vitit të kaluar”. /abcnews.al