Pioli: Ibra na ka ndihmuar dhe e kemi ndihmuar, Messias e zgjova vetë

schedule18:51 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 18:51 - 2 Dhjetor, 2021

Milani fitoi dje kundër Genoa dhe trajneri Stefano Pioli foli pas ndeshjes edhe për emra të veçantë në skuadër: “Nuk e di se ku mund të arrijmë, por skuadra bëri reagimin e duhur. Nëse luajmë me bindje dhe besim, atëherë mund të themi fjalën tonë”.

“Ibrahimovic? Që ardhja e tij ka përmirësuar nga pak gjithçka është diçka që dihet, por edhe shokët janë treguar të zotë duke e pranuar atë dhe mënyrën se si sillet. Edhe Zlatan duhet të falënderojë shokët që e kanë kthyer në nivelet e tij më të larta. Ibra i ka dhënë shumë skuadrës, por edhe anasjelltas”.

“Messias? Hierarkitë ndryshojnë vazhdimisht te ky Milan, klubi më ka dhënë në dispozicion një organikë të fortë dhe të pasur. Ai erdhi me disa probleme dhe kishte më shumë kohë për t’u futur në mekanizmat e skuadrës, por nuk kisha dyshim në cilësitë e tij.

Më propozuan 3-4 lojtarë për atë rol dhe besova te ai, sepse besoj se mund të rrisë akoma më shumë sistemin tonë. Bëri gola me peshë dhe cilësorë”, tha Pioli pas ndeshjes. / abcnews.al