Pioli: I lumtur me lojën e djemve, Milani në rrugën e duhur. Leao? Kështu ka lezet

schedule09:08 - 27 Tetor, 2020

schedule 09:08 - 27 Tetor, 2020

Barazimi 3-3 me Romën ka krijuar pakënaqësi te lojtarët e Milanit, të cilët kaluan tre herë në avantazh në takimin e mbrëmjes së sotme të Serie A në “San Siro”. Pavarësisht lënies së dy pikëve, trajneri Stefano Pioli, në një deklaratë për Sky Sport, ndihet i lumtur për lojën e djemve të tij.

Do të shkoj në shtëpi i lumtur për lojën që zhvilluam, edhe pse djemtë nuk ishin aspak të kënaqur në fund të ndeshjes, kjo edhe për faktin që ishim tre herë radhazi në avantazh. Nuk është momenti për të parë renditjen.

Rasti i fundit i Romagnolit tregon sesa shumë besonim dhe e donim fitoren. Raste krijuam plot, por nuk ia dolëm t’i finalizonim ashtu siç bëri Roma me të sajat. Gjithsesi, Milani është në rrugën e duhur, jemi të vetëdijshëm që po bëjmë.

Na mungoi saktësia në disa momente. Leao? Jam shumë i kënaqur me performancën e tij. Rafael sulmoi me vazhdimësi gjatë gjithë 90 minutave. Kjo është mënyra e duhur për t’u rritur dhe ajo që pres nga ai, duhet të insistojë kështu“, thekson trajneri i Milanit. /abcnews.al