Babis Anagnostopolus, piloti 32-vjeçar që vrau gruan në shtëpinë e tyre dhe sajoi një grabitje për të fshehur krimin ka dalë ditën e sotme para gjykatës. Para godinës u mblodhën një numër i madh njerëzish duke thirrur në kor “Vrasësi të kalbet në burg”.
https://youtu.be/TGNvtQbEbvY
Mediat greke shkruajnë se ai do e mbështesë dëshminë e tij para gjykatës sherrit të ndodhur para krimit. Sipas mbrojtjes, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur më herët në polici që pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit.
Avokati i familjes së Caroline deklaroi për mediat se do ta ndjekin çështjen e kujdestarisë së fëmijës.
“Sot ne depozituam një deklaratë si përfaqësues i familjes së Caroline. Nëna e saj nuk mundi të vinte këtu sot. Ju e kuptoni pozicionin e saj pasi kuptoi që përqafoi duart që mbytën vajzën e saj.
Unë besoj se duhet të ketë një konsultë me familjet e autorit të krimit dhe me sa di dy palët kanë një marrëdhënie të mirë me njëra tjetrën”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al