“Pikturoi mjekët dhe infermierët në shtratin e spitalit”, i biri zbulon fjalët e fundit të Sali Shijakut

schedule12:00 - 12 Maj, 2023

schedule 12:00 - 12 Maj, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës, djali i mjeshtrit të ndjerë të pikturës, Sali Shijakut, Orgesi ka treguar fjalët e fundit të atit, pak para se të ndahej nga jeta në spital. Ai zbuloi se Shijaku i bëri piktura mjekëve dhe infermierve, madje diskutonte për artin.

Sakaq, Orgesi tha se i ati iku me dashurinë e tejskajshme për atdheun dhe këtë u mundua të trasmetonte tek të tjerët.

“Deri në momentet e fundit, ai ka vazhduar punën, deri te infermierët dhe mjekët, që i ka bërë ndonjë skicë atyre. Ka vazhduar deri në momentet e fundit. Diskutonim për artin, për muzikën deri në momentet e fundit. Është e vërtetë që unë, vëllai dhe motra i kemi qendruar afër në ato momente. I kemi shtrënguar duart njëri-tjetrit deri në momentin e fundit, por diskutimi ka qene normalisht për artin. Madje, fjalët e fundit para se të mbyllte sytë që më tha: “Dëgjo Gesi, njeriu jeton i lirë dhe arti është i përbërë nga dy pjesë. Edhe bota dhe universi janë të përbëra nga dy gjëra, nga dritat dhe nga ngjyrat. Ngjyrat jemi neve meshkujt se ne punojmë, jemi në lëvizje, në angazhim. Ndërsa, dritat janë femrat, është nëna shqiptare, nëna Shqipëri. Si mund të jetoj universi pa dritën dhe pa ngjyrën, sidomos dritat që janë nënat. Këtë e dha si mesazh të fundit dhe për mendimin tim këtë e dha për nënën Shqipëri që e donte shumë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!