Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Piktorja vërteton se talenti dhe pasioni të bëjnë artist edhe pse nuk ke diplomë për këtë

schedule21:58 - 27 Janar, 2021

schedule 21:58 - 27 Janar, 2021

E ftuar ne puntatën e sotme të “E ardhmja është vajzë” përballë Jonida Maliqit ishte piktorja e talentuar Stela Rustemaj, e cila njihet kryesisht në rrjetet sociale për artin e veçantë që bën.  Siç tashmë është traditë në emisionin me autore dhe moderatore Ermira Çaushollin, Stela foli në lidhje me suksesin e saj të jetës, por edhe sfidat e vështira që i është dashur t’i kalojë, teksa mori edhe një surprizë të veçantë nga i ati.

Ashtu si rrëfeu në studio, suksesi më i madh për artisten ishte pikërisht fakti që ajo sot njihet si “Stela piktorja”, edhe pse ka bërë një tjetër shkollim dhe gjithçka në lidhje me artin e ka mësuar vetë, pa ndihmën dhe orientimin e askujt. Ajo tha se kjo kishte qenë një ëndërr e saj, por edhe një objektiv që i kishte vënë vetes, ndonëse në fillimet e veta pikturat e saj nuk u ndante me askënd, pavarësisht orëve të gjata që kishte kaluar në studio.



Momenti kur vepra e saj, sa moderne, por edhe aq ekstravagante ishte vënë re në një event kohë më parë dhe komentet pozitive që kishte marrë, bëri që ajo të vazhdonte ëndrrën e saj dhe të arrinte aty ku është sot. Rustemaj tha se mënyra se ajo punon, me trupin dhe gjymtyrët e saj, është gjëja që i krijon një lidhje organike me pikturat që realizon, por nga ana tjetër jo të gjithë e kanë kuptuar përgjatë viteve artin e saj.

Gjithsesi Stela ka vazhduar të punojë me mënyrën e saj, pa ja vënë veshin komenteve, ndërsa thotë se suksesi që ka arritur tani është vetëm fillimi. Po sfida e radhës? Sigurisht një ekspozitë, që me shpresë do realizohet brenda këtij viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!