Artistja Natasha Bega, në ditën e lindjes së Shën Terezës, na mirëpret në studio, fillimisht ndez një qiri, pranë pikturës dedikuar shenjtores shqiptare, tablo e cila është shumë e veçantë për të.
Megjithëse në këtë studio janë realizuar disa aktivitete artistike, ajo riktheu edhe aktoren e njohur , ish-bashkëshorten e kryeministrit Rama Matilda Makoci, para publikut 5 vite më parë, kësaj here ka vendosur ta vë në dispozicion të publikut të gjerë.
Natasha Bega prej 3 dekadash i është dedikuar pikturës, 3 vitet e fundit ajo e krijon, mes pedonales dhe studios së saj që e ka kthyer në një oaz arti.
“Kjo ide erdhi vetvetiu. Nuk ka shumë dyer galerish të hapura. Unë kam një hapësirë të bukur, të mjaftueshme që mund të vijnë njerëzit të vizitojnë ndodhitë e studios time. Punimet e kahershme, punimet e fundit…”
Publiku mund të njihet me pikturat, historitë dhe ndodhitë në studion e saj nga data 1 deri më 30 shator. /abcnews.al/