Piktorja me çmime mbretërore në Britani, Suela Pulaha Brown prezanton veprën më të veçantë

schedule11:26 - 18 Shtator, 2023

schedule 11:26 - 18 Shtator, 2023

Prej vitesh piktorja shqiptare, Suela Pulaha Brown ushtron aktivitetin e saj artistik në Britaninë e Madhe. Ajo vazhdon të ekspozojë artin e saj, i cili mirëpritet dhe vazhdon të vlerësohet në arenën ndërkombëtare.

Puna e saj  është ekspozuar në disa qytete të Anglisë dhe së fundi në Muzeun e qytetit ku banon, Nuneaton, është vlerësuar jo vetëm me çmim të parë, por me një medalje të veçantë që u krijua ekskluzivisht për të me rastin e kurorëzimit të Mbretit Çarls ‘King Charles III Coronation Award’.

Piktura në vaj e stilit klasik që tërhoqi shumë vëmendje dhe vlerësim është portreti i Novelistes së njohur Angleze George Eliot, një prej figurave të mirënjohura të shekullit të 18-të. Piktura në vaj tërhoqi shumë vëmendje dhe vlerësim është portreti i Novelistes së njohur Angleze George Eliot, një prej figurave të mirënjohura të shekullit të 18-të.

Ajo tregoi detaje për këtë çmim në një lidhje “skype” me emisionin “ABC e Mëngjesit”.

“Mora pjesë në festival. Ekspozova një pikturë, e cila është portreti i një prej figurave të qytetit, ashtu sikurse ne kemi një figurë kryesore ne në qytet, edhe ajo është figurë kryesore, sepse është vendlindja e saj. Quhet Mary Ann Evans. Emri i saj i shkrimeve, sepse ishte nobeliste, ishte editore, është George Eliot. Pra, mbante emër burri si shkrimtare. Ky çmim iu dha pikturës nga Muzeu dhe nga Galeria e Artit  të qytetit. Historia e saj, është akoma më interesante, sepse në kohën e saj gratë kishin filluar të shkruanin, por ajo kishte këtë përshtypjen që nuk merreshin tepër seriozisht, ndaj vendosi të mbante një emër burri, që ta merrnin seriozisht. Është një nga shkrimtaret më të njohura të kohës së saj”, tha ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!