Piktori shkodran tregon si u arratis në SHBA: Kalova kufirin me eksploziv në trup, kisha frikë burgun

schedule13:12 - 29 Nëntor, 2023

schedule 13:12 - 29 Nëntor, 2023

Gjatë rrëfimit të tij të ndjerë në emisionin “Pas Mesnate”, piktori i njohur, Gjergj Pali tregoi edhe arratisjen drejt Amerikës. Ai zbuloi se kaloi kufirin me eksploziv në trup, sepse mendonte që po ta kapnin nuk i duhej më jeta në një vend si Shqipëria, që në atë kohë nuk kishte hapësirë për të.

Pali theksoi se kishte frikë burgun, pasi babai, xhaxhai dhe shumë persona të afërt të tij u burgosën.

“Kam qene i biri i Zef Palit dhe kur shkova në institutin e lartë të arteve, natën e vitit të ri, në dhjetor, i dalin babës te dera, më 31 dhjetor e arrestojnë babën te dera. Që aty fillon, ajo goditja e parë, mosbesimi. Babai im i dekoruar ka dhenë jetë për këtë vend.

Axhën e futën në burg, dhe unë kam qene shumë i vogël. Me gjithë këtë presion jam rritur. Mesatarisht 25 vjet burg bëm derë më derë. Kur e shikon një person të tillë, nuk e përballon.

Tjetra, unë kam qene jashtëzakonisht i fokusuar te piktura, për të derdhur atë që ndjeja.

Unë kur jam nisur për në SHBA kisha ekzploziv në trup. Për kohën nuk ishte ekstreme. Sot nuk e konceptoj dot, por atëherë si veprim ka qene jashtëzakonisht në rregull. Mendoja po të më kapnin, ta shpërtheja. Kisha frikë burgën, për ca më duhej jeta. Shqipëria në atë kohë nuk kishte vend, nuk kishte hapësirë për të jetuar. Nuk të duhej më jeta në atë kohë. Kurse sot është kënaqësia më e madhe në këtë vend”, u shpreh piktori./abcnews.al