Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Piktori rebel, Alush Shima rrëfehet në ‘Pas Mesnatë’: Pikturova në heshtje për 20 vite, vepra që mund të më merrnin jetën

schedule10:35 - 9 Shtator, 2025

schedule 10:35 - 9 Shtator, 2025

Alush Shima piktor shqiptar, ish drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve ndër vitet 1994 – 1998, i vlerësuar gjerësisht si ndër piktorët më të mirë bashkëkohorë, vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë me gazetaren Leontina Nika.

Ndërsa kujton vitet e errëta të diktaturës, ai thotë se kryesisht pikturonte natën, me dritare mbyllur e perde të trasha, pasi sic shprehet puna e tij mund t’i rrezikonte edhe jetën.

“Pas mesnatat ka raste që më japin nxitje, duke patur edhe studion afër shpesh futem natën në studio dhe punoj, deri në mëngjes hera herës.



Rreth 20 vite gati, kam punuar kryesisht natën madje me penxhere të mbyllura, perde të trashë te shtëpia e vjetër që kam patur në Tiranë, sepse ato piktura ishin vërtetë të rrezikshme për atë kohë. Mund të të merrnin edhe jetën. Mesa duket kjo lloj mënyre ka ndikuar që edhe tani ngrihem natën kur e ndjej se duhet të bëj dicka dhe vijoj punoj”, -shprehet ai, ndërsa thotë se babai i tij ka qenë shtysa drej pikturës.

“Ishte babai që më nxiste të vizatoja. Kur isha në shkollë, klasë e shtatë ka qenë një qendër me kurse të ndryshme ku vinin profesionistë që i drejtonin. Atë të pikturës e drejtonte Sadik Kaceli, i cili na pranoi edhe pse kursi ishte për të rritur. Kjo ishte shkëndija e parë, që na ndihmoi edhe kur dhamë konkurs në Lice.” kujton Shima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!