Piktori i nudove/ Agim Jaupaj mes ngjyrave edhe në moshë pensioni: Në komunizëm i fshihja

schedule20:32 - 4 Nëntor, 2023

schedule 20:32 - 4 Nëntor, 2023

Shtëpia e tij i përngjan një galerie arti. Në çdo cep të saj ka të ekspozuara punimet e gati gjysmë shekulli. Agim Jaupaj nga Librazhdi nuk i është ndarë pasionit të tij për pikturën edhe pse në moshë pensioni.

Ka mbi 200 punime. Jo pak prej tyre ua ka falur miqve. Ndër pikturat dominojnë ato nudo. Tregon se realizimin e tyre e ka pasur dëshirë që kur nisi rrugën e artit. Në diktaturë i mbante fshehur pasi i druhej dënimeve.

Thotë se përmes pikturave nudo vlerëson figurën e gruas, bukurinë dhe hijeshinë e saj. Ndër admiruesit e punimeve nudo është edhe bashkëshortja e tij. Ajo tregon se nuk ndihet xheloze por e lumtur që përkrah ka patur një artist.

Në telajo ka hedhur edhe bukuritë natyrore të zonës së Librazhdit. Për dekada ka shërbyer në arsim si mësues vizatimi në shkolla të ndryshme të zonës. Suksesi i nxënësve të tij thotë se i sjell gëzim të pamat. Nuk e mendon asnjë çast të shkëputet nga arti ndaj thotë se e jeta e tij ashtu si edhe nisi do të përfundojnë mes ngjyrave.