Piktorë të huaj dhe vendas mblidhen për vjeshtën korçare

schedule22:23 - 29 Tetor, 2018

schedule 22:23 - 29 Tetor, 2018

Në Korçë piktorë të huaj dhe vendas realizuan ekspozitën në edicionin e 10 të “Ditëve të Mios” . Artistët realizuan vjeshtën korçare me peisazhe nga Dardha, Voskopoja e vende të tjera turistike të zonës.

Vjeshta korçare bëri bashkë artistët e penelit, në edicionin e 10 të “Diteve të Mios”.

Në gjurmët e mjeshtrit të madh të peizazhit, Vangjush Mio, 20 piktorë nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Bullgaria, Turqia dhe Polonia,zgjodhën të hedhin në telajo impresionet e frymëzuara nga bukurite e juglindjes.

Peizazhi i vjeshtës së florinjtë të Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit dhe Boboshticës,mbajti mbërthyer për disa ditë, artistët pjesëmarrës të këtij aktiviteti, që u finalizua me ekspozitën, që u hap për publikun korçar mbrëmjen e së dielës.

“Bashkia e Korçës ashtu si deri më sot do vazhdojë të inestojë shumë në art dhe në kulturë pasi ne mendojmë që Korça, jo vetëm për shkak të traditës së saj të shkëlqyera, por edhe atë se çfarë e projektojmë ne në të ardhmen meriton që të këto aktivitete kulturore”, tha kryetar i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Piktorë me eksperiencë, por edhe të rinj, kanë shprehur interes të veçantë për t’u përfshirë në këtë aktivitet, nëpërmjet të cilit kanë zbuluar peizazhet, që e bënë magjik artin e Mios.

“Korça të ofron mundësinë që të jetë një qytet i lirë edhe njerëzit mund të punojnë dhe bashkëpunojnë”, tha  Aurora Kalemi, piktore.

Të gjitha punët e realizuara gjatë ditëve të kolonisë, janë vlerësuar me certifikata nga juria e aktivitetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!