Piknik dhe teatër, aktorët shkodranë në natyrë

schedule21:57 - 10 Maj, 2021

schedule 21:57 - 10 Maj, 2021

Nga Simon Shkreli

Teatër dhe piknik. Prej pandemisë nuk lejohen shfaqet në sallat e mbyllura ndaj dhe trupa e teatrit Migjeni e Shkodrës ka zgjedhur të interpretojnë në natyrë pranë bregut të Bunës në Dajç.

Aktorët u ulën në bar dhe improvizuar një piknik. Vendi nuk është zgjedhur pa qëllim. Këtu Ernest Koliqi ka shkruar tregimin “A ta laçë”, ndaj dhe kjo vepër u luajt në natyrë. Artdashërisht ndan përshtypjet e tyre.

“Skenografi e bukur, është një tekst i bukur shumë, loja e aktorëve që ishin profesionistë të tërë, dhe një rivendosje e një historie të shkruar bukur dhe prej autorit”. “Shijova cdo moment”. “Kohët e fundit jemi mësuar ta shikojmë Dajçin në kronikat e përmbytjeve, kësaj here në këtë moment fantastik vetë shfaqja mban në vetvete kuptimin e jetës” ishin disa nga përshtypjet.

Interpretuesit ishin kryesisht aktorë të rinj. Pas shfaqjes u shprehën se kjo ishte eksperiencë e veçantë.

“Kaq e bukur ka qenë sa edhe provat ikën shumë shpejt”. “Kam pasur pak emocione se ishin në vend të hapur”. “Eksperienca e parë me bërë shfaqje hapur, por ishte një eksperiencë shumë e mirë, spektatori na priti shumë mirë” thanë aktorët.

Regjisoret e kësaj shfaqje aktoret Linda Jarani dhe Kristi Lleshi vlerësuan punën e aktorëve të rinj.

Me shfaqjen “A ta laçë” të Ernest Koliqit Teatri “Migjeni” i Shkodrës nisi prezantimin e aktivitetit të titulluar “Koliqiana”.

“Ne e bëjmë për rininë, e kemi bërë me rini dhe për rini” u shpreh Rita Gjeka, drejtore e Teatrit Migjeni.

“Koliqiana” është një festival kushtuar shkrimtarit të njohur Ernest Koliqi. Festival zgjat dy muaj. Cdo fundjavë artdashërit do ndjekin të inskenuara në zona të ndryshme të Shkodrës vepra të Ernest Koliqit.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!