Drejtori i Institutit të Antropologjisë, Olsi Lelaj ka treguar se dy pikat e forta të tij janë iso-polifonia dhe xhubleta.
Gjatë rrëfimit, në emisionin “Pas Mesnate”, ai tha se këto dy simbole lidhin polet e shoqërisë shqiptare, për të cilat kolektivisht ne jemi krenarë.
“Arsyeja pse kam shkuar te iso-polifonia dhe te xhubleta është se ato instiktivisht janë dy simbole, njëra të kulturës shpirtërore dhe kulturës materiale, e cila lidh polet e shoqërisë shqiptare për të cilat kolektivisht ne jemi krenarë, sepse janë pjesë e trashëgimisë sonë kolektive dhe me të cilën ne ndajmë botën me njerëzit”.
Më tej, Lelaj zbuloi dhe synimin e tij si drejtor i Institutit të Antropologjisë:
“Synimi im si drejtor është për të zgjeruar stafin me studiues të rinj. E dyta, për të rritur numrin e ekspeditave dhe për të krijuar kushtet, që materiali që mblidhet nga ekspeditat të shndërrohet në material të botueshëm dhe studimor nëpërmjet monografive të ndryshme, edhe sigurisht të ketë një hapje më të madhe, një rilidhje me të fortë me publiken”./abcnews.al