Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pica dhe tatuazhe falas, kandidati bind tifozët e Barçës me stil “alla shqiptar”

schedule17:14 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 17:14 - 9 Dhjetor, 2020

Barcelona në janar do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale dhe kandidatët po bëjnë maksimumin për të fituar mbështetjen e nevojshme të anëtarëve të klubit për të shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij.

 



Jordi Farre i duhen edhe 2257 vota mbështetëse për të arritur të prezantojë kandidaturën e tij në klub dhe për ta bërë këtë ai po përdor edhe mënyra “alla shqiptare”.

Mundo Deportivo raporton se kush vendos të mbështesë dhe të firmosë notën e mbështetjes për Farre do të gostiset me pica nga një prej picerive më të mira dhe do i ofrohen tatuazhe të stemës së Barçës.

Konkurrenca për të marrë drejtimin e klubit katalanas është shumë e madhe, teksa kandidatët kryesorë pritet të jenë Victor Font dhe Joan Laporta. Ky i fundit është një nga presidentët më të suksesshëm në historinë e Barçës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!