“Piano është gjithçka, më ka ndihmuar të kaloj sfidat e jetës”, pianistja: Momenti më i vështirë largimi nga Shqipëria

schedule13:51 - 16 Qershor, 2023

schedule 13:51 - 16 Qershor, 2023

Pianistja Dhurata Lazo Bejleri, e ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ka folur në lidhje me fillesat e saj në këtë rrugëtim. Lazo është shprehur se mbështetja më e madhe në këtë rrugëtim ka qenë babai i saj dhe më pas dëshira që ajo ndjeu për muzikën sapo ngjitej në skenë.

Ajo mes emocionesh rrëfen se piano për të është gjithçka dhe e ka ndihmuar që të jetë më e fortë për të përballuar sfidat e jetës.

Artistja kujton me emocion çdo detaj të nisjes së këtij rrugëtimi, dhe përmend të gjithë profesorët dhe artistët që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në karrierën e saj.

Në moshën 17 vjeçare kam luajtur koncertin e Bethovenit 3, me orkestrën e radio televizionit shqiptar një orkestër me një nivel të mirë dhe nuk ishte e lehtë. Ishte mars ishte shumë ftohtë dhe më dha një palë doreza që të më ngroheshin duart dhe më pas mi dhuroi por provat e para një qetësi dhe shpirt i bukur dhe kur ka ditëlindjen unë gjithmonë e kujtoj dhe e kam në zemër Ferdinand Dedën.

Ne atëherë ishim të etur për ushqimin tonë shpirtëror, dhe meqë Shqipëria ishte e mbyllur ndiqeshin të gjithë koncertet. Unë ende i kam përmendësh në memorie koncertet e profesorëve tanë, pasi të shikoje një koncert për ne studentët ishte leksion më vete. Çesk Zadeja është profesori që më ka ndihmuar dhe dashur jashtë mase, unë e kam detyrim që të luaj muzikën e tij. Ky ka qenë një baba I dytë për mua pasi unë çdo fundjavë kam shkuar te shtëpia e tij, dhe më këshillonte gjithmonë shumë bukur, mund ta quaj vërtet një udhërrëfyes për mua, jo vetëm për muzikën por edhe për anën psikologjike për mua. Më tregonte për anën harmonike më tregonte për kompozitorët e huaj pasi ai kishte studiuar në rusi dhe ishte shumë i përgatitur”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera pianistja tregon dhe momentet më të vështira që ka ndeshur gjatë rrugëtimit të saj ku një ndër to kujton largimin nga vendi, pasi ishte një vendim kundër dëshirës së babit të saj.

Vendosja në një vend tjetër ishte shumë e vështirë dhe pse sipas saj fati deshi që ajo të gjente një shkollë muzike dhe pati mundësinë që të shpaloste talentin dhe të integrohej sërish në këtë drejtim.

Në vitin 1990 unë jam larguar nga Shqipëria, ishte dhe viti kur unë u diplomova isha vetëm 22 vjeç. Dy gjera ishin të vështira për mua, që ti thoja babait që nuk do të kthehesha më dhe do të shkoja në një botë ku nuk kisha aspak informacion. Shkuam në Itali, pasi mamaja e tim shoqi ishte me gjyshe italiane. Në një konkurs internacional shkova dhe e provova, pa pasur pianon time në shtëpi dhe fitova dhe me caktuan me një profesor polak dhe u mërzita sepse shkova për një profesoreshë ruse pasi ne në Shqipëri vetëm për ato dëgjonim. Ndërroja tre trena për të shkuar tek profesori, dhe ai nuk më mbante vetëm 2 orë po më mbante dy tre orë, madje me veprat shqiptare, dhe pse njoh një muzikë të re më stimuloi duke thënë se këto vepra duhet që të luhen këto vepra.  Fillimet ishin shumë të vështira, dhe pse unë pata fatin që të gjeja një shkollë muzike dhe nisa të prezantoja veten për të nisur edhe hapat e para. Emigrimi është dhe pak ndikim psikologjik pasi ndahesh nga familjarët nga atdheu, është bukur të shkosh në vende të tjera por herë pas here kërkon erën e mëmëdheut. Unë adhuroja Tiranën, dhe kur kthehesha dy muajt e verës për pushime mezi prija të kthehesha për studimet. Në familjen e tim shoqit flitej shumë për botën perëndimore, pasi aty kishte shumë libra dhe kjo ka qenë një tjetër shtysë që më ndihmoi që të largohem dhe të shkoj në botë të hapur”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!