Pianistja shqiptare shpërthen në lot: U ngjita në skenë ditën kur nëna ime pësoi hemoragji cerebrale

schedule12:05 - 31 Maj, 2023

schedule 12:05 - 31 Maj, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, në një moment pianistja e njohur, Ingrid Pulizo ka shpërthyer në lot. Ajo ka treguar çastin më të vështirë të jetës. Bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të nënës së saj, ku Pulizo u detyrua të dilte në skenë për shfaqe atë ditë. Shumë e emocionuar, ajo u shpreh se i vjen keq për çdo minutë që ka neglizhuar për hir të artit dhe nuk ka qendruar me prindërit.

Mamaja ime është një nga momentet më të vështira. Është një shpatull… Ka qene inspiruesja, ose nëse jam pianist jam prej saj. I thosha: ‘Çmë bëre në këtë zanat, orare pafund”. Edhe më vjen keq për çdo minutë që unë kam neglizhuar për hir të artit, nënën dhe babain. Pavarësisht se u mundova shumë që të isha fëmija model, po më ndodhi gjëja më e vështirë në jetë. Atë ditë që mamaja ime dha shpirt, unë duhet t’i jepja pianos. Ka qene 5 nëntor, ishte një dramë muzikore e konceptuar ndryshe, bukur nga Olsa Toqi. Ka qene një nga momentet më të vështira. Edhe u detyrova të hipja në skenë dy netë rresht. Pikërisht atë ditë, në 5 nëntor, duke u gdhirë data 5 mamaja ime pëson një hemorogji cerebrale. Kuptohet mes vrapit në ambulance, në urgjenca dhe të gjitha, dha shpirt në mëngjes. Edhe unë kam vajtur në prova pa e ditur sopranoja dhe studentet e tjera. E kishim ngjizur bashkë, nuk kisha kujt t’ia lija atë vepër se ishte vepër e re, nuk kishte kush të më zëvendësonte as në prova se ishte komplet material i ri i punuar nga unë dhe këngëtarët.

Forcën e mora nga Zoti, shpirti i mamit tim, si të thuash atë që desh gjithë jetën, ma la amanet. Dua ta bëj një recital për të”, tha pianistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!