“Pianistika Ershel”/Ramazan Bogdani: Libri im dedikim për bartësit e Tiranës, ja si e gjeta emrin e veçantë të vajzës

schedule10:33 - 29 Tetor, 2024

schedule 10:33 - 29 Tetor, 2024

Etnomuzikologu dhe “Mjeshtri i madh”, Ramazan Bogdani ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për librin e tij më të ri “Pianistika Ershel”.

Ai ka zbuluar se këtë botim e ka dedikim për bartësit e qytetit të tij, Tiranës.

Bogdani ka treguar dhe domethënien e kuptimit të librit, të cilin e ka përzgjedhur nisur nga emri i vajzës së tij, Ershela. Ai ka thënë se këtë emër të veçantë e gjeti pas shumë kërkimesh nga maja e një mali të Dukagjinit.

“Unë kam vetëm një vajzë me emrin Ershela dhe Ershela është një maj mali në Dukagjin, 2700 metra i lartë dhe unë që në fillim kam dashur të kem një emër të veçantë dhe fatmirësisht e gjeta dhe ia vura.

Në përfundim të këtij libri unë doja titullin dhe thash do ia dedikoj bartësve të qytetit të Tiranës, të cilët e meritojnë, por nuk doja emra që janë esdauruar, po të mos gjeja ndonjë gjë më specifike dhe disa muaj unë kam kërkuar nëpër rrugicat e Tiranës, kam pasur një dosje dhe kam nxjerr me qindra e me qindra emra dhe nga botime të ndryshme.

Unë jam besimtar se si një natë më del Ershela dhe kapitulli i fundit këtu është me veprimtaritë e Ershelës, sepse e kam pasur për piano. Unë pianon e kam pasur jo vetëm si një instrument muzikor, por dhe si një fisnikëri e madhe që mund t’i shkojë çdo lloj njeriu dhe në mënyrë të veçantë një vajzë me piano për mua ka fisnikëri të madhe. Kur unë po kërkoja emrin e bartësve, një zë i fuqishëm më vjen dhe më thotë ‘pianistika’, atë që ti e ke dashur gjithë jetën dhe i ke dhuruar vajzës tënde”, u shpreh Bogdani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!