Phoden “lartëson” shokun e skuadrës: De Bruyne është mesfushori më i mirë në botë

schedule09:52 - 14 Shkurt, 2024

schedule 09:52 - 14 Shkurt, 2024

Manchester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/16 të finaleve në Champions League në transfertë 3-1 ndaj Copenhagen.

Ka qenë një fitore e shkëlqyer nga “qytetarët”, një fitore që kontributin kryesor e dhanë dy mesfushorët Kevin de Bruyne dhe Phil Foden me gola e asistime.

Mesfushori anglez, Phil Foden ka lavdëruar belgun Kevin De Bruyne, madje duke e quajtur edhe mesfushorin më të mirë në botë.

“Unë dhe Kevin e kemi ndërtuar atë lidhje tani. Kur ai e bën atë vrapim, unë e di kohën e duhur për të luajtur pasimin. Mendoj se arritja e golit të hershëm na qetësoi pak, kështu që po, isha i kënaqur që ne të arrijmë golin e hershëm.

Tani është e natyrshme për ne. Është e rëndësishme të rikthehet Kevin sepse ai është një lojtar kaq i rëndësishëm për ne. Mendoj se ai në kohën e duhur ka për të bërë lëvizjen dhe kjo e bën punën time më të lehtë për mua.

Për mua nuk ka asnjë lojtar më të mirë në botë për të kaluar topin. Ai është thjesht një kënaqësi për të luajtur me të dhe është kaq i rëndësishëm për ne. Është një grup i veçantë. Më pëlqen çdo ditë me djemtë. Shiko përreth dhe vendosmërinë dhe urinë është ende aty, njësoj si vitin e kaluar.

Ne duam që të gjithë të vazhdojmë të përmirësohemi në fushën e stërvitjes. Kur ke atë vendosmëri, kjo shkon shumë”, deklaroi Foden./ h.ll/abcnews.al