Pfizer kërkon të aplikojë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19, cila grupmoshë preket

schedule10:55 - 16 Mars, 2022

schedule 10:55 - 16 Mars, 2022

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë njoftuar se i kanë kërkuar Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave ( FDA ) të miratojë dozën e katërt të vaksinës së tyre kundër Covid-19 për të rriturit mbi 65 vjeç.

Kërkesa për dozën e katërt bazohet në të dhënat e mbledhura në Izrael në mes të valës epidemike të shkaktuar nga varianti i llojit Omicron të koronavirusit, thanë kompanitë në një deklaratë.

Sipas Pfizer dhe BioNTech, të dhënat nga Izraeli tregojnë se “një dozë shtesë përforcuese e vaksinës mRNA rrit imunitetin dhe zvogëlon shkallën e infeksionit dhe sëmundjeve serioze”.

Kjo është arsyeja pse kompanitë kanë kërkuar nga FDA të miratojë një dozë të dytë përforcuese./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!