Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë një seri lehtësirash për shkak të situatës problematike të shkaktuar nga koronavirusi.
Bizneset kërkojnë që punonjësit që do të qendrojnë në shtëpi të trajtohen si të sëmurë nga ISSH për një periudhë një mujore dhe më pas sipas situatës.
Po ashtu, kërkohet shtyrja e afatit të dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin 2019 si dhe pezullimi i pagesave fiskale për dy muaj, gjë e cila pas dy muajsh do të vlerësohet sipas situatës.
Bizneset kanë kërkuar gjithashtu pezullimin e pagesave të kësteve të kredive, gjë e cila tashmë është vendosur. /abcnews.al