Pezullohet puna në hipotekën e Pogradecit, bashkëshorti i një punonjëseje pozitiv për Covid-19

schedule19:39 - 31 Gusht, 2020

schedule 19:39 - 31 Gusht, 2020

Zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Pogradec kanë pezulluar punën ditën e sotme. Kjo pasi bashkëshorti i një punonjëseje ka rezultuar ditë më parë me Covid-19 dhe është i shtruar në kryeqytet.

Sot mësohet se në këto zyra janë kryer dezinfektime ndërsa puna do të vijojë me masa të rrepta për të gjithë qytetarët.

Ndërsa do të gjurmohet nëse punonjësja ka pasur kontakt me kolegët ose jo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!