Pezullohet nga detyra anëtari i KPA, Ardian Hajdari

schedule12:57 - 8 Shkurt, 2022

schedule 12:57 - 8 Shkurt, 2022

Mbledhja e Gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ka vendosur të hënën më 7 shkurt të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari. Ky fakt u bë i ditur të martën në çeljen e seancës publike që ka të bëjë me ankimin e gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda, Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit për shkarkimin e saj.

Kryesuesi i trupës së Kolegjit Sokol Çomo sqaroi se seanca nuk mund të vijonte pasi mungonte gjyqtari Ardian Hajdari për shkak të pezullimit të tij nga detyra dhe u vendos shtyrja për më datë 18 shkurt, ora 09:30. Në seancë nuk e bë e ditur arsyeja e pezullimit të Hajdarit nga detyra.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vettingut.

Kujtojmë se gjatë janarit, SPAK i ka komunikuar Hajdarit dy akuza për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasure. Hetimi kundër tij nisi pas kallëzimit  në qershor 2020 nga ish-prokurorët e shkarkuar nga vettingu; Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Pak kohë më parë Luan Daci u shpall fajtor për falsifikim të të dhënave duke u dënuar me 6 muaj burg që u konvertua në një vit shërbim prove. /abcews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!