Pezullohet mësimi në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, mjekët: Gjendja nën kontroll, simptomat do të zgjasin disa ditë

schedule10:20 - 5 Mars, 2020

schedule 10:20 - 5 Mars, 2020

Një tjetër incident ka ndodhur këtë të enjte në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, ku një gjimnaziste sërish ka shfaqur probleme shëndetsore.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcneës.al se bluzat e bardha kanë konfirmuar se gjendja e gjimnazistes, e cila ka shfaqur sërish shqetësime me shëndetin këtë mëngjes është e stabilizuar.

Mjekët ndër të tjera kanë theksuar se këto janë shenja të postraumës që kanë kaluar ditën e djeshme nxënësit e helmuar. Ndërkohë ato bëjnë thirrje të mos krijohet panik pasi tashmë gjendja është nën kontroll dhe se gjendja dhe simptomat e përsëritura do ë zgjasin disa ditë.

Gazetarja e ABC News nga Fieri bën me dije se mësimi në këtë shkollë është pezulluar për shkak të incidentit që ka ndodhur sërish këtë mëngjes.

Nga ana tjetër prindërit kërkojnë mbylljen e shkollës deri në sqarimin e plotë të kësaj ngjarje, në kuadër të sigurisë së fëmijëve të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!