Pezullohen të pavaksinuarit, BE drejt vendimit drastik

schedule11:08 - 23 Gusht, 2021

schedule 11:08 - 23 Gusht, 2021

Vendosja e detyrimit për t’u vaksinuar në mënyrë indirekt në Greqi duket se mbështet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Kjo pasi, detyrimi për t’u vaksinuar, si një masë parandalimi në pandemi, nuk shkel të drejtat individuale të qytetarëve pasi mbrojtja e shëndetit nuk është vetëm një e drejtë qytetare por edhe sociale. Kështu shkruajnë mediat në Greqi, ndërsa interpretojnë rrugët ligjore për të drejtën e pezullimit nga puna të atyre që nuk pranojnë të vaksinohen.

Deri më tani, punonjësit në sektorin publik apo privat në vend që refuzojnë të vaksinohen, nën ligjin aktual, mund të pezullohen ose mund të mos paguhen.

Ky është “interpretimi” i praktikës gjyqësore që është zhvilluar deri më tani për çështjen e vaksinimit të detyrueshëm nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut me seli në Strasburg dhe Këshilli i Shtetit.

Kjo praktikë gjyqësore, në kombinim me legjislacionin aktual grek dhe gjetjet përkatëse të Laboratorit për Studimin e së Drejtës Mjekësore dhe Bioetikës të Universitetit Aristotel të Selanikut demonstron rrugët ligjore që do të ndjekin gjyqtarët grekë, në çështje të tilla të ngritur nga punonjës që janë pezulluar pasi nuk janë vaksinuar.  s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!