Nga Simon Shkreli
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ndërprerë përkohësisht punimet për restaurimin e “Kafes së Madhe“, monument kulture i kategorisë së parë dhe simbol i qytetit. Bazuar ne ligjin për Trashëgiminë Kulturore të muzeve, afati për fillimin e punimeve nuk mund të jetë më shumë se 1 vit nga data e miratimit të lejes për ndërhyrje.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë e ka miratuar projektin në vitin 2016, ndërsa zbatimi i tij ka nis para pak ditësh, 5 vite me vonesë. Me këtë argument ligjor, Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka ndërprerë punimet, pasi nuk janë zbatuar afatet e përcaktuara me ligj.
Drejtoria Rajonale e ka adresuar pronarin ligjor tek Instituti Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për shtyrje të afatit të punimeve në mënyrë që të realizohet zbatimi i këtij projekti. Do jetë këshilli kombëtar i cili pritet që të marrë vendimin për vazhdimin e punimeve restauruese për “Kafen e Madhe në Shkodër”./ Abcnews.al

