Vetëm gjatë një jave Policia Rrugore e Tiranës u ka pezulluar lejen e drejtimit të mjetit 111 personave.
42 drejtues mjetesh kishin kaluar normat e lejuara të shpejtësisë, 33 janë kapur ndërsa po drejtonin makinën nën efektin e alkoolit dhe 36 të tjerë janë penalizuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë policia bën të ditur se po gjatë një jave, ka proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh për gara shpejtësie, rreth 1700 për parkim të gabuar dhe rreth 2 mije të tjerë për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. /ABC News Albania 24/7