Pezullimi i kampionatit, klubet e Serie A humbin shifra të frikshme parash

schedule11:19 - 15 Mars, 2020

schedule 11:19 - 15 Mars, 2020

Situata e krijuar nga Coronaviruri përveç frikës shkakton dhe dëme të mëdha financiare. Bota e sportit është një nga më të prekurat në këtë rast. Klubet e Seria A mund të humbasin më shumë se 700 milionë euro nëse ky sezon nuk përfundon. Kampionati momentalisht është pezulluar, kur kanë mbetur dhe12 ndeshje për tu zhvilluar.

Deri më tani propozimi është që gjithçka të rinnisë të në 2 maj dhe të përfundojë në 30 qershor. Megjithatë deri ditën e martë të gjithë jemi në pritje të vendimit që do të marë UEFA për sa i përket fatit që do të ketë Euro 2020, si edhe Champions League dhe Europa League.

Sipas raportimit të ‘’La Repubblica’’, nga të drejtat televizive për televizionet italiane dhe të huaja, klubet mund të humbasin deri në 430 milionë euro. Kjo shifër mund të shkojë deri në 700 milionë euro, përfshirë këtu dhe të ardhurat nga biletat dhe nga marketing. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!