Avokati Gentian Rumano thotë se padia e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, nuk është një çështje e vështirë për Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk ka volum dosjesh.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Rumano u shpreh se Rama po kërkon debat kushtetues me drejtësinë.
“Nuk shikoj ndonjë kompleksitet për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka merr mendja që aty të ketë pasur volum dosjesh që i janë dërguar gjykatës. Nuk mund të paragjykoj diçka të tillë. Që janë në vështirësi për shqyrtimin, duhet të kenë. Treshja e parë thjesht ka dashur të zgjerojë debatin. Nuk është çështje përgjegjësie, por opinioni. Mendoj që kjo treshe ka vendosur që këtë opinion ta marrë në mënyrë zyrtare. Mendoj se Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim dhe do japë një vendim. Do mbetet një precedent. Kryeministri ka paraqitur një kërkesë për të paraqitur një debat kushtetues, që a mundet apo jo GJKKO të thyejë nenin 103, paragrafi 3, i kushtetutës. Ka dy interpretime nga Gjykata Kushtetuese, sa i takon imunitetit të ministrave dhe deputetit. E kanë shteruar këtë çështje,me barazojnë imunitetin e deputetit me atë të ministrit.”, theksoi ai./abcnews.al

