Pezullimi i armëve nga Britania/ Netanyahu: E turpshme

schedule10:39 - 3 Shtator, 2024

schedule 10:39 - 3 Shtator, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të pezulluar disa shitje armësh në Izrael është “e turpshme”. Netanyahu thase ndalimi i pjesshëm i dërgesave të armëve nuk do të ndikojë në vendosmërinë e vendit të tij.

“Në vend që të mbështesë Izraelin, një demokraci tjetër që mbrohet kundër barbarizmit, vendimi i gabuar i Britanisë vetëm sa do të inkurajojë Hamasin

“Me ose pa armë britanike, Izraeli do ta fitojë këtë luftë dhe do të sigurojë të ardhmen tonë të përbashkët”, tha kryeministri.

Nga i merr armët Izraeli?

SHBA është deri tani furnizuesi më i madh i armëve për Izraelin, duke e ndihmuar atë të ndërtojë një nga ushtritë teknologjikisht më të sofistikuara në botë.

Gjermania është eksportuesi i dytë më i madh i armëve në Izrael, duke përbërë 30% të importeve midis 2019 dhe 2023, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Italia përbën 0.9% të importeve izraelite midis 2019 dhe 2023, dhe eksportet e tyre të armëve thuhet se kanë përfshirë helikopterë dhe artileri detare.

Eksportet e Mbretërisë së Bashkuar të mallrave ushtarake në Izrael janë “relativisht të vogla”, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke arritur në vetëm 42 milion £ (53 milion dollarë) në 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!