Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku, Rama: Pezullimi do të shkojë në Kushtetuese. Morën kompetencat e mia, të Kuvendit dhe Presidentit

schedule12:52 - 21 Nëntor, 2025

schedule 12:52 - 21 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit të GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Duke iu përgjigjur interesit të medias, Rama tha se vendimi do tw shkojw nw Gjykatwn Kushtetuese dhe se i GJKKO është cënim i drejtpërdrejtë i një pushteti tjetër të pavarur, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe kuvendit, zgjedhja jonë është strategjikja si gjithmonë.

“Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim ndër arsyet themelore është edhe fakti se po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Sot edhe fakti që mund të bëhen pyetje me këtë përmbajtje lidhen me një epokë të re ku kemi hyrë.

Sa i përket rastit:
Pavarësia e gjyqësorit, nuk është as një slogan as manovër politike dhe as eksperiment I përkohshëm por shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit, ka sjellë risi absolute në jetën institucionale të shqipërisë dhe zhvillime pozitive. Duke nisur nga një fakt I pamohueshme, varrosja e pandëshkueshmërisë por ka shfaqur dobësit e një pushtetit krej të rid he reflekse të vjetra antidemokratike

Theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne këto reflekse të vjetra të trupave të reja speciale për ne dhe mua mbrojtja e pavarësisë dhe ruajtja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë janë parakushte për cdo qëndrim nga ana jonë se sic thotë një fjalë e mencur: Kurrë nuk duhet hedhur fëmija me ujin e pistë

Pezullimi nga detyra e një ministri në këtë rast zv kryeministri, është një tjetër shfaqje e atyre dobësive që përmenda më lart të një pushteti krejt të rid he reflekseve antidemokratike. Ky është një rast unikal në historinë e europës dhe trupave speciale të drejtësisë që janë krijuar në proceset e integrimit ku s ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen kokë më kokë dhe të pezullojnë një anëtar qeverie.

Por nëse kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cënim i drejtpërdrejtë i një pushteti tjetër të pavarur, duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe kuvendit, zgjedhja jonë është strategjikja si gjithmonë. Për të ruajtur dhe mbështetur pavarësinë e gjyqësorit si parakusht. Nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti me asnjë arbitraritet dhe as do angazhohemi me një betejë politike dhe strategjike me drejtësinë. Do ruajmë pavarësinë e gjyqësorit, do respektojmë pa kushte vendimin dhe kërkojmë në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam unë. Mbrojtja e pavarësisë së re dhe jo të përkohshme të drejtsisë është prioriteti ynë absolut edhe përballë situata flagrante për të cillën drejtësia duhet të gjejë përgjigjen kushtetuese.” u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!