Petro Koçi në “Log.”: Enver Hoxha bëri më shumë shtet se Zogu, por kreu më shumë krime

schedule23:14 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 23:14 - 7 Dhjetor, 2021

“Kolaboracionistët apo Atdhetarët”, kjo temë ka sjellë debate të shumta në emisionin “Log.” në ABC.

Duke sjellë në vëmendje të kaluarën, deputeti socialist Petro Koçi deklaroi se diktatori Enver Hoxha ka bërë më shumë shtet sesa ish mbreti Ahmet Zogu. Megjithatë Koçi ka shtuar në “Log.” se krimet e Hoxhës janë shumë më të mëdha se të Zogut.

“Enver Hoxha bëri më shumë shtet se Ahmet Zogu. Enveri kishte shumë më tepër ushtri se zogu. Ka qenë lufta e ftohtë ishte detyrim që në politikën e mbrojtjes të bëjë atë që ndodhi. Ai bëri më shumë shtet se Zogu, por ka bërë shumë më tepër krime.” tha Petro Koçi. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!