Petrit Ymeri: Nuk shkohet në Europë me korsi biçikletash, por me kulturë

schedule15:51 - 11 Nëntor, 2019

schedule 15:51 - 11 Nëntor, 2019

Konsideruar si ngjarja më e rëndësishme e vitit, Panairi i 22 i Librit, me 13 nëntor çel dyert në Pallatin e Kongreseve. Megjithëse posteri duket diellor dhe ftues, situata e librit nuk është e tillë sipas kryetarit të shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri.

Kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri shprehet se ka një rënie të ndjeshme të shitjeve në librari. Ymeri ndalet edhe tek mungesa e vëmendjes dhe përgjegjësisë që ka treguar shteti deri më tani.

“Vëmendja e shtetit ndaj politikave të librit ka rënë ndjeshëm”, tha Ymeri.

Edhe këtë vit panairi do të mbahet nga data 13 deri më 17 nëntor ku do të  marrin pjesë 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Pritet që lexuesit të njihen me rreth 800 tituj të rinj të autorëve të huaj dhe shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!