Petrit Ruka: “Shami të zeza qiellore”, himn për gruan shqiptare

schedule17:15 - 28 Gusht, 2019

schedule 17:15 - 28 Gusht, 2019

Libri “Shami të zeza qiellore” e rikthen kineastin Petrit Ruka pas 16 vitesh tek poezia. Këtë përmbledhje, ia ka dedikuar gruas si burim jete. Ruka rrëfen për Abc News detaje rreth poezive dhe planet e afërta në kinematografi.

Poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka rikthehet pas 16 vitesh tek letërsia me veprën poetike “Shami të zeza qiellore”.

Poeti Petrit Ruka hyri herët në lëmin e letrave shqipe në vitin 1978 dhe 5 vite më pas në 1983 e mori shijen e çmimeve letrare të rëndësishme me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”, pasi përmbledhja e tij poetike u shpall libri më i mirë i vitit aso kohe.

Nga qoshja e tij e preferuar, ne kafenenë artistike na rrëfen arsyet pse ka pritur kaq gjatë për të nxjerrë librin me poezi. Në këtë oaz gdhendur është edhe një prej poezive të dashura për lexuesin dedikuar bashkëshortes.

Ruka pranon se uni është i pashmangshëm në poezi, ndaj në këto poezi ka shume copëza jete. Këto poezi vijnë si një dedikim për gruan shqiptare. Nëse në jetë rendim pas thërrimeve të lumturisë, poezia sipas tij kërkon pesimizmin dhe anët e errëta të jetës.

Pas shumë vitesh përpjekjesh ai sjell edhe magjinë e baladave shqiptare në këto poezi. Nuk mungojnë edhe tematikat sociale apo dedikimet për miqtë artistë që nuk jetojnë më.

Në kinematografinë shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar, si skenarist dhe regjisor të filmit artistik, dokumentar dhe vizatimor. Për të cilët është nderuar edhe me çmime. Por ai ndihet mire që ka punuar për dokumentarin e himnit kombëtar.

Kineasti pas realizimit të filmit artistik “Ne kemi diellin” ka në dore edhe një dokumentar për aktorin  e ndjerë Fatos Selën. Dhe dëshira e tij mbetet realizimi i një filmi dokumentar për poetin Ali Asllani./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!