Petrit Kuçana botuesi i “The Albanian” ka folur në “ABC e mëngjesit” për lirimin e masave anti covid nga Britania. Kuçana tha për gazetarin Enkel Demi se në Britaninë e Madhe që nga fillimi i pandemisë është lajmëruar hapja e qendrave të mëdha tregtare.
“Tashmë çdo qytetar që vjen në Britaninë e Madhe është i detyruar që të qëndrojë në karantinë”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai ka folur edhe për idenë e krijimit të Ministrisë së Diasporës, për të cilën u shpreh se diaspora është shumë “jetime”, dhe se tashmë duhet një tjetër qasje për diasporën.
“Ajo çfarë besoj apo pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë besojnë që diaspora e bën më të mirë Shqipërinë. Flitet që duhet t’i jepet vota Diasporës, ka qene premtim i vazhdueshëm. Deri më sot kemi Ministër Shteti për Diasporën, nuk kemi Ministri.
Kam përshtypjen që diaspora ndihet shumë jetime, flitet vetëm për paratë që dërgojnë njerëzit. Çdo dy po tre familje, mbahen nga diaspora dhe a do të ishte më mirë që të kishte një qasje tjetër për diasporën? Sa fëmijë shqiptarë në diasporë regjistrohen, fatkeqësisht asnjë. Diaspora sërish nuk ka një përgjigje edhe pse u iniciua një peticion. Sot askush nuk e di nëse do të ketë të drejtën e votës. Nëse ekziston vullneti politik nuk është e vështirë”, tha më tej Kuçana./abcnews.al