Peticioni për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë/ Nazarko: Hap i sinkronizuar Kurti-Vuçiç, janë nën presion për të pasur rezultate në dialog

schedule17:37 - 22 Janar, 2024

schedule 17:37 - 22 Janar, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se nisja e firmosjes së peticioneve për shkarkimin e 4 kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, është një iniciativë e sinkronizuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç me presionin kryesisht amerikan, të koordinuar me BE.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nazarko u shpreh se Kurti dhe Vuçiç janë nën presion për të pasur rezultate në dialog pas përfundimit të zgjedhjeve serbe, në një vit si 2024 kur do kemi zgjedhje europiane në mes të vitit dhe presidencialr amerikane në fund të 2024

Sipas Nazarkos, SHBA po e detyron Kosovën të rishikojë qëndrimet e saj.

“Është rikthimi i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që po e detyron Kosovën të rishikojë një pjesë të pozicioneve të veta. Kosova ështën nën sanksione europiane dhe amerikane (ndalim lëvizjeje të udhëheqësve, etj).  O’brien ka imponuar që Kurti ta shohë pozicionin e vet, të marrë pjesë në tryeza shumëpalëshe me Vucic, etj. Me vonesë kemi firmosjen e këtij peticioni, që është një hap relaksues në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Qytetarët serbë kanë shkuar në rresht të udhëhequr nga Lista Srpska e komanduar ngq Beogradi, pas pranimit të targave, për të firmosur peticionin e parashikuar në ligjin kosovar. Kjo është një iniciativë e sinkronizuar e Kosovës me Serbinë, që pastaj të kemi fillimin e sekuencuar të zbatimit të hapave të marrëveshjes së Ohrit. Kurti dhe Vuçiç janë nën presion për të pasur rezultate në dialog në një vit si 2024”, theksoi ai./abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!