“Pa progres në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, nuk do të ketë as përparim në procesin e anëtarësimit në BE”, kështu është shprehur Peter Stano.
Stano nënvizon se BE e ka bërë shumë të qartë se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së është vetëm nëpërmjet progresit në dialog mes palëve.
“Bashkimi Evropian në disa raste, por edhe në dokumente ligjore e ka bërë shumë të qartë se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së është përmes një dialogu të zhvilluar me ndërmjetësimin e BE-së. Pra nëse nuk ka progres në dialog, nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit në BE”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel.
/abcnews.al/