Peter Stano: Nëse Kosova dhe Serbia nuk zbatojnë marrëveshjet, s’do të kenë përparësi drejt rrugës europiane!

schedule18:33 - 27 Shkurt, 2024

schedule 18:33 - 27 Shkurt, 2024

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano në një deklaratë të dhënë për mediat, është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk mund të përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Europian, nëse nuk i zbatojnë marrëveshjet.

Bëhet fjalë jo vetëm për marrëveshjet e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve, por për të gjitha marrëveshjet e tjera të ndërmarra në kuadër të dialogut.

“BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes, i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve”, tha Stano.

Gjithashtu në deklaratën e dhënë për Radio Evropa e Lirë, ai ka theksuar se  marrëveshja parashikon edhe respektimin e ndërsjellë të pavarësisë dhe integritetit territorial, njohjen e dokumenteve, diplomave, targave, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, shëndetësisë dhe të personave të zhdukur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!