Pëson goditje në tru, aktorja me famë botërore përfundon me hundë të thyer

schedule08:24 - 30 Nëntor, 2019

schedule 08:24 - 30 Nëntor, 2019

Aktorja amerikane, Susan Sarandon, i ka shokuar fansat e saj me publikimin e fotografive.
Ajo ka treguar se ishte rrëzuar gjatë përplasjes me qytetarët në New Hampshire, ku edhe kishte pësuar tronditje në tru.

“ Tronditje në tru, hundë të thyer dhe gju të dalë nga vendi. Kështu nuk do të mund t’i takoj njerëzit në New Hampshire, para së gjithash senatorin Bernie Sanders. Vërtet më vjen keq që do ta humb rastin”, ka thënë aktorja.

Përveç aktrimit, Sarandon është mjaft aktive edhe në politikë. Në vitin e kaluar, ajo ishte në mesin e femrave të arrestuara para Senatit në Washington gjatë protestës kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Në atë kohë qytetarët dhe aktorja, ishin mbledhur për të shprehur pakënaqësinë lidhur me politikat e presidentit ndaj imigrantëve./abcnews.al