Pëson atak kardiak në fushën e lojës, humb jetën arbitri

schedule12:10 - 20 Maj, 2019

schedule 12:10 - 20 Maj, 2019

Një arbitër futbolli ndërroi jetë tragjikisht në spital pasi fillimisht i ranë të fikët gjatë ndeshjes që po gjykonte.

Victor Hugo Hurtado humbi ndjenjat në minutën e 47 të ndeshjes që po zhvillohej mes Always Ready dhe Oriente Petrolero, e vlefshme për ligën e Bolivisë. Sfida zhvillohej në stadiumin “Municipal” në El Alto, vend që ndodhet 3.900 metra mbi nivelin e detit.

Doktori i skuadrës Always Ready deklaroi se 31-vjeçari pësoi atak kardiak në fushë dhe më pas kur arriti në spital pësoi një sulm tjetër që rezultoi fatal për jetën e tij. Për rastin në fjalë reagoi edhe presidenti i vendit, Evo Morales. Ai shprehu ngushëllimet për humbjen e arbitrit Hurtado dhe deklaroi se futbolli bolivian është në zi.

Ndërkohë ndeshja, e cila deri në minutën e 47 ishte barazim pa gola, përfundoi 5-0 në favor të Aways Ready./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!