Pësoi paralizë në skenë, askush nuk e besoi. Baritoni Gjini: Mora titull,pa lekë

schedule18:40 - 28 Prill, 2022

schedule 18:40 - 28 Prill, 2022

Këtë të enjte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishte i ftuar Ylber Gjini, i cili na rrëfeu për jetën e tij artistike dhe familjare, ku disa përjetime i tregon për herë të parë.

Rrugëtimi i tij në fillim të viteve ’90 drejt Gjermanisë për shfaqje të ndryshme, por dhe në vende të tjera ku në një prej tyre kishte shkuar për probleme shëndetësore, ishte mjaft mbresëlënës.

Ai u ndal në veçanti në qëndrimin e tij në spital ku stafi i spitalit sapo e kishte marrë vesh se ishte bariton menjëherë i kishte përgjysmuar shpenzimet dhe ka marrë trajtim të dedikuar.

“Kur vinte puna për të paguar fuste vëllai atë kartën, se ai ishte rezident. Asaj i bëri përshtypje, ta fut ky i tha vëllait. Vëllai i tha që ky është në Shqipëri solist i operave dhe ajo i mori në telefon ia tha bossit, dhe një t’i rënë ata çmimeve, respekti në maksimum dhe jo të prisje në rradhë. Unë atje e ndjeva veten artist”.

Ka pasur presione për zërin apo shenja inferioriteti në frymën e instutucioneve shqiptare?

Për zërin ai tha se nuk ka pasur presion pasi nuk ka si ai, ndërsa për shenjat e inferioritetit janë pasi vlerësohen më shumë ata që kanë dhënë disa koncerte jashtë, ndërkohë që nga ana e nivelit janë njësoj si ata që punojnë këtu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!