Pësoi arrest kardiak në det, humb jetën turistja nga Bosnje-Hercegovina në Durrës

schedule15:44 - 11 Shtator, 2023

schedule 15:44 - 11 Shtator, 2023

Një turiste nga Bosnje-Hercegovina ka humbur jetën në plazhin e Durrësi. Mësohet se 60-vjeçarja ka përsuar arrest kardiak sapo është futur në det.

“Rreth orës 13:20, në lagjen nr.13, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin, në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasja S. V., 60 vjeçe, banuese në Bosnje Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!