Peskov: Rusia dhe Putin janë pjesë integrale e luftës politike në SHBA

schedule15:32 - 6 Shtator, 2024

schedule 15:32 - 6 Shtator, 2024

Rusia dhe personaliteti i kreut të shtetit, Vladimir Putin, janë fatkeqësisht pjesë përbërëse e luftës politike në SHBA, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Fakti që edhe vendi ynë edhe presidenti ynë janë ndoshta, për fat të keq, pjesë integrale e luftës politike të Shteteve të Bashkuara, është e qartë”, u tha Peskov gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes se cilin kandidat preferon presidenti rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

I pyetur nga një gazetar nëse mbështetja e Putinit për Kamala Harris ishte serioze apo shaka, Peskov u përgjigj sot se njerëzit duhet të nxjerrin vetë përfundimet e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!