Peskov hedh poshtë deklaratat e Zelensky-t për paqen: Nuk kemi dijeni për planin e Ukrainës

schedule14:38 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 14:38 - 23 Dhjetor, 2022

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov, ka reaguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, se ka gati një plan paqeje.

Peskov ka thënë se deklaratat e Zelenskyt për paqe nuk janë reale.

“Ne nuk dimë asgjë për planin e pretenduar të Ukrainës për paqe. Ne kemi dëgjuar deklaratat e presidentit Zelensky për këtë, por gjithçka që ka thënë ai deri më tani nuk përputhet me realitetin”, ka thënë ai.

Peskov tha gjithashtu se Rusia dhe SHBA nuk kanë filluar bisedimet për një takim të mundshëm mes presidentit rus dhe atij amerikan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!