Peskov akuzon Ukrainën për sulmin në digë: Një mënyrë për të ndërprerë ujin në Krime

schedule12:35 - 6 Qershor, 2023

schedule 12:35 - 6 Qershor, 2023

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskova ka akuzuar forcat ukrainase për sulmin në orët e para të mëngjesit në digën e Kherson. Sipas tij, shkatërrimi i digës Novaya Kakhova është një sulm i forcave ukrainase për të ndërprerë ujin në Krime.

“Sulmi në digën Novaya Kakhova ishte një përpjekje e forcave ukrainasve për të ndërprerë ujin në Krime. Me sa duket, ky sabotim lidhet edhe me faktin se, pasi kanë filluar sulmet në shkallë të gjerë dy ditë më parë, tani forcat e armatosura të Ukrainës nuk po i arrijnë qëllimet e tyre,” tha Peskov.

I pyetur në lidhje me pretendimet e Ukrainës se Rusia e kishte shkatërruar digën, Peskov tha: “Ne e kundërshtojmë me forcë këtë. Ne deklarojmë zyrtarisht se këtu po flasim patjetër për sabotim të qëllimshëm nga pala ukrainase.”

Peskov tha se sabotimi “mund të ketë pasoja shumë të rënda për disa dhjetëra mijëra banorë të rajonit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!