Në Shkodër nuk tregtohet peshk i cilësisë së mirë.
Ky është shqetësimi që ngrihet nga përfaqësues të organizatës së menaxhimit dhe peshkimit të cilët thonë se peshku i shteteve të tjera kryesisht i bullgarisë po shitet si peshk i liqenit për konsumatorët shkodranë.
Sipas tyre produkti është i papajisur me certifikatë origjinë ç’ka e bën atë të pasigurt për blerësit.
Arjan Çinari tregon se ka njohur me këtë shqetësim edhe institucionet por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.
Problemi i shitjes së peshkut pa cilësi dhe certifikatë origjine është një fenomen që vijon prej vitesh por nga institucionet përgjegjëse nuk ka ende angazhim për të garantuar siguri për konsumatorët.